Sali Berisha është takuar me më të rinjtë e Mjekësisë për të prezantuar projektin e demokratëve për shëndetësinë dhe arsimin. I shoqëruar nga doktor Ilir Alimehmeti, kandidati demokrat në listën e hapur për Tiranën dhe nga kandidatë të tjerë, Sali Berisha u tregoi të rinjve se si shëndetësia e 2025 i kujton atë të viteve 60.
Eksodi i mjekëve dhe mafia spitalore sipas kreut te opozitës i kanë dhënë goditjen më të madhe shëndetësisë. Sali Berisha bëri përgjegjës Edi Ramën dhe drejtuesit e Shëndetësisë për gjendjen e rënduar në spitale e veçanërisht në shërbimin Onkologjik, ku edhe pas skandalit që përfshiu këtë spital tha Berisha asgjë nuk ka ndryshuar për pacientë të më sëmundje të rënda.
Ndërsa mjeku dhe pedagogu llir Alimehmeti tregoi disa nga arsyet se përse të rinjtë dhe specializantët e Mjekësisë braktisin Shqipërinë.
Kreu i opozitës premtoi dyfishim të buxhetit për shëndetësinë dhe arsimin. Paga të larta për mësuesit, mjeket dhe infermieret në mënyrë që të mos lënë vendin për një punë jashtë Shqipërisë.
Po ashtu Sali Berisha premtoi se lista e barnave të rimbursueshme do të jetë e ngjashme me atë të vendeve evropiane duke sjelle si shembull Italinë. Sipas kreut te opozitës, Shqipëria sot ka 4 herë më pak mjekë se mesatarja e bashkimit. Për të frenuar eksodin e tyre Berisha premtoi jo vetëm paga dhe kushte më të mira por edhe hapjen e një fakulteti tjetër të Mjekësisë. (A2 Televizion)