Eksperti: Duhen 17 vite që një çift të blejë shtëpi

Nga A2 CNN
1 Korrik 2026, 10:33 | Sociale

Eksperti Ergis Sefa deklaroi se një çifti të ri i duhen të paktën 17 vite që të blejë një shtëpi.

Në një intervistë për “Dita Jonë” në A2CNN, Sefa u shpreh: “Sot, një çifti i duhen mesatarisht mbi 17 vite kursime për të blerë një shtëpi. Është një brez pothuajse dhe është kohë shumë e konsiderueshme. Fatkeqësisht, po vjen duke u rritur koha që duhet për të blerë shtëpi”.

Sipas tij, pika kritike po vjen në Tiranë “nëse vazhdohet me të njëjtin ritëm dhe të njëjtin model”.

“E shikoj me hendeqe të mëdha mes grupeve të ndryshme të popullatës, ku do krijohet një diferencë gjithmonë e më e madhe ndërmjet një pakice shumë të vogël dhe shumicës që tenton të mbijetojë në Tiranë. Por, ka një gjë të mirë: duke qenë vend i vogël mund ta marrë kthesën shumë shpejt për mirë”, shtoi eksperti Sefa. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos