Gripi rrit infektimet, Brataj: AH3N2 shumë agresiv, shmangni dyndjet drejt spitalit

Nga Ornela Joti
5 Janar 2026, 15:24 | Sociale

Pas festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, janari nis me rritje të sëmundshmërisë nga gripi. Ditët e para të 2026 kanë rritur infektimet në popullatë, kryesisht nga gripi i stinës por dhe virozat e tjera në qarkullim. Për mjekët është një situatë e pritshme që ndodh çdo fillimvit, për shkak të  grumbullimeve të ndryshme, udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit por dhe nga ftohja e motit.

Sipas raportimeve nga Urgjenca Kombëtare, fëmijët 4 deri 14 vjeç rezultojnë moshat më të prekura në këtë periudhë kryesisht nga AH3N2.

Mjeku Skëndër Brataj tregon se gripi i këtij sezoni ka karakteristikë temperaturën e lartë dhe shumë rezistente. Kreu i Urgjencës Kombëtare këshillon prindërit të mos alarmohen dhe mos nxitojnë drejt spitalit nëse nuk kanë shenja shqetësuese dhe serioze.

Ashtu si çdo sezon gripi, intensiteti i qarkullimit të tij rritet në muajt e ftohtë dhe kulmi i infektimeve shënohet në fund të janarit, fillim të shkurtit. Krahas nënvarinteve AH3N2 dhe AH1N1, në qarkullim janë dhe virusi Sinsincial, i cili prek kryesisht fëmijët e mitur, Covid-19 dhe viroza të tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos