Inteligjenca artificiale, mjeku i gjeneratës së re? Rreziqet dhe ndihma që sjellin algoritmet për shëndetin tonë

Nga Elsa Boshku
22 Qershor 2025, 10:15 | Sociale

Një dhimbje koke, një simptomë e panjohur, një dyshim për një sëmundje… kërkimi i parë nuk është më te mjeku por gjithnjë e më shpesh njerëzit po i drejtohen inteligjencës artificiale për përgjigje. “Tani ka marrë një përhapje të gjerë, pacientët neglizhojnë për të shkuar te mjeku, i drejtohen internetit”, thotë për A2 CNN mjeku Mirgen Zaçellari.

Por a është kjo një ndihmë praktike apo një zgjedhje që na rrezikon? “Teknikisht është një formë sikur të pyesim mjekun, nëpërmjet platformës WhatsApp apo sido të jetë, i nisim foto. Mjeku përgjigjet me eksperiencën e vetë domethënë, ndërsa chat gpt me eksperiencën e shumë mendjeve që qëndrojnë mbrapa, që e ushqejnë me info”, thotë Shahin Dokuzi, ekspert IT.

“Në rastet më të shpeshta janë këto problemet e zakonshme tek njerëzit. Le të themi një dhimbje fyti, një gjendje virale. Njëkohësisht është ankthi dhe stresi. Pacientët hyjnë, lexojnë raste të ngjashme dhe mundohen t’i përshtatin me veten, dhe në vend që të dalin nga gjendja e ankthit zhyten më thellë”, thotë Zaçellari.

Ndërkohë,përdoruesit ndihen të tërhequr nga prakticiteti dhe anonimiteti. “Në qoftë se ne në darkë nuk ndihemi mirë, s’mund të marim mjekun por marrim një orientim sit ë qetësohemi”, thotë Dokuzi. “

I ka bërë që të rrinë pak edhe larg mjekut. Kjo vetëgoogle-imi i gjërave i shkakton problem tek pacientët dhe janë disa lloj diagnozash të cilat duhen kapur në kohë dhe duhen trajtuar në kohë nga mjeku. Kjo neglizhenca që lexojnë hë se nuk ka gjë..hë se kjo kalon ..i lenë që diagnozat të avancojnë dhe të bëhet gjendja më problematike”, thotë mjeku Zaçellari.

Mes rreziqeve të vetëdiagnostifikimit, nuk kanë munguar as rastet e suksesit. “Ka pasur raste që ChatGpt gjeti sëmundjen, është një rast në Amerikë që gjeti sindromën te një fëmijë që kishte sëmundje neurologjike, Kishte shkuar në shumë mjekë dhe ChatGpt gjeti sindromën e saktë”, thotë Dokuzi.

Edhe pse larg të qenit mjek dhe mundësisë për të zëvendësuar një vizitë mjekësorë, megjithatë inteligjenca artificiale mund të hapë rrugën për një sistem shëndetësor më të shpejtë dhe cilësor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos