Urgjencat në plazhe, kujdes nga dielli dhe pickimet! 36 qendra shëndetësore në sezonin të verës

Nga Ornela Joti
20 Qershor 2025, 14:59 | Sociale

Këtë sezon veror 36 qendra shëndetësore janë në gatishmëri të pushuesve vendas dhe të huaj për çdo të papritur dhe emergjencë shëndetësore.

Dy javët e para të qershorit janë kryer mbi 2500 vizita ambulatore, 800 ndërhyrje mikro-kirurgjikale por edhe raste më të rënda të cilat janë referuar drejt spitaleve.

Në këtë periudhë të verës fluksin më të madh të vizitave dhe misioneve jetë shpëtuese e kanë qendrat shëndetësore të Shëngjinit dhe Velipojës. Drejtues të Operatorit të Kujdesit Shëndetësor sigurojnë pushuesit se në të gjitha qendrat shëndetësore verore janë shtuar pajisjet mjekësore për raste urgjencash dhe medikamentet e ndryshme.

Goditjet nga dielli, hipertensioni dhe pickimet nga insektetet e ndryshme zënë numrin më të lartë të vizitave dhe urgjencave në qendrat verore.

Për shkak të fluksit të lartë të vizitorëve këtë vit janë hapur qendra shëndetësore verore edhe pranë Kishës së Shën A’Ndout në Laç, në Kalanë e Beratit dhe në Qafën e Pazarit në Gjirokastër.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos