Siguria e pushuesve, task forca e posaçme zbarkon në plazhet e Durrësit

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
18 Qershor 2025, 13:12 | Sociale

Task forca ndërinstitucionale e ngritur për sezonin turistik në Qarkun e Durrësit ka nisur kontrollet për zbatueshmërinë e rregullave dhe ligjit që përcaktojnë mënyrën e operimit të subjekteve të ndryshëm që ofrojnë shërbime për pushuesit.

Në qendër të këtij kontrolli kanë qenë venbazimet e mjeteve lundruese dhe atyre argëtuese përgjatë gjithë vijës bregdetare të Qarkut të Durrësit, shkruan A2.

Për koordinatorin e kësaj task force, struktura i ka të gjitha kapacitet njerëzore dhe logjistike për një kontroll të vazhdueshëm përgjatë gjithë sezonit veror.

Gjithashtu, në të gjithë vijën bregdetare të Qarkut të Durrësit janë miratuar 190 roje bregdetare së bashku me kullat e vrojtimit, funksionaliteti i të cilave gjithashtu do të jetë në vëmendje të kontrollit të kësaj task force.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos