Mungon sistemi vaditës, dikur hambar i Shqipërisë, sot zhuritet për ujë

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
19 Qershor 2025, 15:21 | Sociale

Tokat e Gorishovës në njësinë administrative të Cakranit, dikur shquheshin për larmirshmërinë e prodhimeve bujqësore që prodhonte gjatë gjithë vitit.

Por në dy dekadat e fundit mungesa e sistemit vaditës për këto toka, ka bërë që ato të kthehen në djerrë. Bujqit e dikurshëm sot të tregojnë gjendjen në të cilën ndodhen dhe shpresën për të marrë prodhime bujqësore vetëm nga uji i shiut.

Ankesat ndër vite që kanë përfunduar në vesh të shurdhër jo vetëm që kanë ndikuar në shpopullimin e zonës, por edhe ato që kanë mbetur nuk shpresojnë më në përmirësimin e situatës.

Ndërkohë jashtë kamerës zyrtarë lokal të njësisë administrative Cakran, pohojnë se ende nuk ka një projekt konkret për rehabilitimin e sistemit vaditës në këtë zonë me toka shumë cilësore të njohura dikur si hambar i Shqipërisë.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos