Teologu Miron Cako i ftuar në Dita Jonë në A2 CNN rrëfeu me nota nostalgjie momentin që ai gjeti Zotin dhe vendosi t’i shërbejë atij.
Ai tregon se ka qenë në një moment të vështirë të jetës të tij, kur Zoti iu shfaq atëherë kur nuk e ndihmoi askush.
“Në përgjithësi mosha e re nuk është e prirur ndaj besimit. Zotin e kam njohur në furtunë. 22 vjeç. E kërkova Zotin nga interesi, isha mes jetës dhe vdekjes. Nuk më ndihmoi askush as të afërmit as mjekët. Atëherë unë thirra Zotin. Une kam lindur në 1968 isha ateist, ashtu isha rritur, më ishin ngulur në kokë. Unë e kërkova Zotin në situatë të vështirë sepse nuk e dija ku të mbahesha. Atëherë Zoti mu shfaq dhe më nxori nga ai batak dhe më tregoi që është i dashur. Unë isha mirënjohës dhe vendosa t’i shërbej sipas mundësisë”, tha Cako në A2. (A2 Televizion)