Kujdes nga produktet me plumb alarmi i ISHP: Dëme të parikthyeshme te fëmijët

Nga Armend Pire
16 Shtator 2025, 15:12 | Sociale

Ekspertet e Shëndetit Publik ngrenë alarmin për kujdes të shtuar ndaj ndotjes dhe kryesisht metalit të plumbit. Fëmijët janë mëtë rrezikuar nga ky element, me dëme shëndetësore që mund të jenë të pakrikthyeshme. Sipas studimeve gati 1.5% e vdekjeve vjetore në nivel botëror kanë si shkaktar plumbin. 

Grimcat e plumbit janë kudo! Ky është alarmi që ngrenë ekspertët e shëndetit publik në Shqipëri. Përveçse një metal, plumbi është një rrezik serioz për jetën dhe zhvillimin e fëmijëve që në barkun e nënës. Specialistët e shëndetit publik tregojë se cilat janë vendet apo objektet me përmbajtjen më të lartë të plumbit.

 Ndërtesat e vjetra, trafiku, lodrat e pa certifikuara, kozmetika e pacertifikuar, boja që lyejmë shtëpinë e pacertifikuar, zonat industriale etj…

Por çfarë shkakton plumbi nëse hyn në organizmin e fëmijëve?

“Dëme të parikthyeshme në tru, dëmtim të organeve të trupit dhe zhvillimit”, thotë ekspertja e ISH-së Genta Qirjako.

Apeli kryesor shkon për prindërit për një higjienë sa më të lartë te fëmijët si dhe për stafet mjekësore për të qenë vigjilent.

“Merrni pluhurat me leckë të njomë. Kontrolloni produktet që blini pa certifikim: lodra, bojë për shtëpinë. Shmangni ekspozimin e gjatë në trafik apo pranë zonave industriale. Kryeni analizë gjaku për të zbuluar nëse ka depërtim të plumbit”. 

Sipas studimeve gati1.5% e vdekjeve vjetore në nivel botëror kanë si shkaktar plumbin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos