Këshilla e natyropates: Çiftet duhet të bëjnë analiza para shtatzënisë

Nga A2 CNN
17 Shtator 2025, 09:42 | Sociale

Natyropatja Adelajda Gjonaj, e ftuar në studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani, në A2CNN, deklaroi se një çift që planifikon shtatzëni, duhet të bëjë fillimisht shtatzëni.

“Nëse një femër ka infeksione, edhe të zorrëve, fetusi mund të ketë çrregullime. Edhe kur babai ka patologji të ndryshme, një sëmundje autoimmune… Kur planifikohet një shtatzëni, të dyja palët duhet të kryejnë analizat. Pas analizave bakterologjike, ne shohim ecurinë. Jam e sigurt që në spektrin autik ka shumë ndikim ndotja dhe ushqimi”, tha Gjonaj.

“Teori të shumta dhe konspiracioni ka çdo ditë, por ndotja dhe ushqimi kanë me të vërtetë ndikim. Spektri autik është në shtim të përhershëm dhe unë i qëndroj ushqimit. Sot prindërit hanë ngjyrues, aditivë, konservantë… Duhet të sensibilizohemi te ushqimi dhe higjiena sepse ato janë baza”, shtoi Gjonaj.

Natyropatja iu kthye edhe çështjes së pesticideve.

“Ne flasim sot për pesticidet, por pesticidet kanë 35 vite. Sot korrim te fëmijët tanë atë që kemi mbjellë për 35 vite. Prandaj sot jemi këtu ku jemi, me përqindje të lartë të spektrit autik te fëmijët”, theksoi Gjonaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos