Ka prodhim, por s'ka çmim. Fermerët e Peqinit në vështirësi për të gjetur treg shitje

Nga Armend Pire
26 Gusht 2024, 11:57 | Sociale

Ky vit për fermerët e Peqinit ka qenë i mbarë sa i përket prodhimeve bujqësore. Krahasuar me një vit më parë, kulturat bujqësore kanë dhënë rendiment, por shqetësimi i fermerëve mbetet mungesa e një tregu.

Ibrahim Sinani, nga fshati Gryksh i Peqinit, ka filluar të vjelë rrushin. Ai ka rreth 300 rrënjë rrush dhe 500 rrënjë ullinj. Ndonëse prodhimi ka cilësi, çmimi me të cilin do t’ia marrin tregtarët e frikëson. 

“Nuk e tregtojmë dot. Unë do të bëj 30 kuintalë rrush, por ku do ta çoj. Përveçse raki, unë nuk kam ku e çoj”, shprehet Sinani për A2 CNN.

Ibrahimi nuk ka krah pune për t’i shërbyer tokës. Të rinjtë e fshatit, bashkë me fëmijët e tij, kanë ikur në emigrim, duke e lënë vendin pa punëtor.

Edhe për specialistët e bujqësisë ky vit konsiderohet i mbarë. Mirëpo kanë disa sugjerime për fermerët në këtë periudhë, për t’i ruajtur nga sëmundjet sezonale.

Përdorja e plehrave organik dhe krasitja në kohën e duhur shihen si dy nga avantazhet që kanë ndihmuar fermerët e Peqinit për të pasur prodhimtari të lartë.

A2 Televizion (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos