Qarku i Korçës, i Dibrës dhe zona të ndryshme të Beratit, Vlorës e Shkodrës, mbetën zonat më të rriskuara nga kushtet atmosferike në prodhimet bujqësore.
Breshëri i disa ditëve më parë ka dëmtuar dhjetëra hektar rrush dhe pemtore në Korçë. Për çdo vite situata mbetet e njëjta, ku humbjet e fermerëve përllogariten të mëdha.
Sipas legjislacionit shqiptar, bashkitë duhet të mbulojnë shpenzimet e dëmeve deri në masën 8% të buxhetit të tyre, mirëpo burokracitë e shumta bëjnë që fermerët të mos përfitojnë asnjëherë.
Bujqësia është një sektor me risk, për të cilën shumë kompani sigurimi nuk ofrojnë kontrata për kompensim të dëmeve. Zgjidhje në këtë rast mbetet investimi paraprak i fermerëve me mjete mbrojtëse të prodhimeve.
Sipas përllogaritjeve mbulimi me rrjet i një hektar toke, kushton të paktën 20 mijë euro, financim të cilin ekspertët sugjerojnë që 70% ta mbulojë shteti dhe 30% fermeri. (A2 Televizion)