Në pritje të 11 majit, kuksianët mes shpresës dhe pesimizmit për të ardhmen

Nga Ervin Mehmeti dhe Gazmend Janku
27 Shkurt 2025, 15:14 | Sociale

Me shpresën për një përfaqësim të ri në parlament, por edhe me mëdyshjen nëse të rinjtë do t'ia dalin dot të mposhtin të majtën dhe të djathtën tradicionale në vend, kuksianët presin 11 majin për zgjedhjet parlamentare. Ata shpresojnë që pas kësaj datë të ketë të paktën shërbime më dinjitoze për qytetarët.
 
Kukësi një ndër qarqet por edhe bashkitë më të varfra në vend me një numër të konsiderueshëm të qytetarëve që janë pjesë të ndihmës ekonomike, shpresojnë që në zgjedhjet parlamentare të 11 majit të këtij viti të kenë një përfaqësim më të ri në parlament.

Sipas tyre përfaqësuesit e rinj mund të sjellin edhe nivel shërbimesh më të mira për qytetarët.

Në listat paraprake të publikuara në Kukës rezultojnë në rang qarku 84 mijë e 667 persona me të drejtë vote. Ndërsa nga diaspora deri më tani në këtë qark janë regjistruar rreth 3 mijë persona.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos