U ndërtua 51 vite më parë, materniteti i Fierit pa kushtet e duhura

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
28 Shkurt 2025, 13:15 | Sociale

I ndërtuar që në vitin 1974 dhe rikonstruksionin e fundit të bërë në vitin 1997, materniteti i Fierit aktualisht ndodhet në një gjendje jo të pranueshme për shërbimin që duhet të ofrojë.

Situata pranohet edhe nga vetë shefja e maternitetit, e cila nënvizon se mungesa e kushteve ka bërë që shumë nëna me banim në Fier të shkojnë për të lindur në maternitetet e Tiranës, shkruan A2.

Pas shumë premtimeve, duket se më në fund kanë nisur hapat konkrete për rikonstruksionin e plotë të këtij materniteti dhe kthimin e tij me një shërbim të denjë, duke patur parasysh që ky maternitet i shërben jo vetëm qytetit të Fierit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos