Kumbaro nga Vlora: 15 qershori, nisja e aksionit të madh të pastrimit të qytetit, punë në çdo orë të ditës

Nga Jerola Ziaj
28 Maj 2024, 12:46 | Sociale

Kumbaro nga Vlora: 15 qershori, nisja e aksionit të madh të pastrimit

15 qershori do të jetë nisja e aksionit të madh të pastrimit të qytetit ku do të punohet në çdo orë të ditës.

Është ky mesazhi i takimit të ministres së Turizmit dhe Mjedisit në Bashkinë e Vlorës, mesazhi i autoriteteve këtë të martë me përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, në krye të të cilëve ka qenë vetë ministrja Mirela Kumbaro.

Takimi është zhvilluar në zyrën e kryebashkiakut Ermal Dredha, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe Prefekti i Qarkut, Vangjel Tavo.

Pas takimit, autoritetet kanë zgjedhur mjediset jashtë bashkisë për të përcjellë mesazhet me fokus pastrimin e qytetit, çka do të jetë dhe motoja e këtij sezoni.

Kumbaro ka folur dhe për masa drastike për atë që ajo e quajti krim mjedisor, ndaj të gjithë atyre që me papastërtitë do të prishin imazhin e Vlorës në këtë sezon turistik.

Ndërkohë, kryebashkiaku Ermal Dredha ka kërkuar më shumë ndërgjegjësim nga gjithë komuniteti vlonjat, biznes dhe familjarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos