Lindja e Krishtit, katolikë dhe ortodoksë mbajnë meshat e veçanta

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2024, 19:01 | Sociale

Besimtarët e krishterë kanë përkujtuar anembanë vendit lindjen e Jezu Krishtit. Të krishterët katolikë kanë kremtuar meshat e lindjes së Krishtit në mesnatën e datës 24 dhjetor.

Në katedralen Shën Pali u mbodhën qindra besimtarë për meshën e drejtuar nga kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj.

Mesazhet e paqes, dashurisë dhe mirësisë ishin kryefjala e kësaj meshe.

Mesha u mbajtën edhe në kishat katolike në qytetet e të tjera të vendit.

Ndërsa paraditen e 25 dhjetorit besimtarët ortodoksë janë mbledhur në kishat e tyre për të kremtuar lindjen e Krishtit. Edhe në këto mesha dashuria e zotit për njeriun dhe dëshira e tij që njerëzimi të jetojë në paqe dhe dashuri ishin ndër mesazhet kryesore.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos