Matura Shtetërore 2025/ Mes kritikave dhe propozimeve për ndryshim, ekspertët ndajnë qëndrimet

Nga Elsa Boshku
14 Qershor 2025, 14:12 | Sociale

Ndërsa janë zhvilluar dy nga katër provimet e Maturës Shtetërore, debati për mënyrën se si matet njohuria e nxënësve është rikthyer sërish. Dalja e tezave gjatë kohës së zhvillimit të provimit ngjalli jo pak reagime mbi fiktivitetin e notave dhe meritokracinë.

Për ekspertët, sistemi aktual i Maturës Shtetërore ka nevojë për reformim, pasi mënyra si organizohet nuk i shërben më qëllimit për të cilin është ngritur.

Përpos kritikave për modelin joefikas të tanishëm, propozimet konkrete për ta përmirësuar nuk mungojnë.

Shezai Rrokaj shprehet për A2 CNN: “Duhet të thjeshtohet. Dy provime përmbyllëse të shkollës së mesme (Matematikë dhe Gjuhë-Letërsi). Gjatë 3 viteve të bëhen kontrolle kombëtare të vlerësimit për lëndët përkatëse”.

Në vitin 2022, ministrja e Arsimit asokohe, Evis Kushi, njoftoi se pranimi në Mjekësi do të bëhej përmes konkursit, ku kandidatët do t’i nënshtroheshin një provimi të automatizuar.

Deri më tani, këtë kriter e ka vetëm Fakulteti i Mjekësisë.

E ndërsa debatet për maturën vijojnë dhe ekspertet propozojnë zgjidhje, sistemi i Maturës vazhdon të mbetet i njëjti dhe ndryshimi i kërkuar, në pritje të një vendimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos