Maturantët kanë mbyllur edhe provimin e Gjuhës Shqipe e Letërsisë, por nuk kanë dale aq entuziastë sa në testin e Anglishtes. Letërsia Shqipe, konkretisht poema e De Radës “Këngët e Milosos”, ishte pjesa më e vështirë e testit sipas maturantëve.
Nuk e fshehin frikën për pyetje të zgjidhura gabim, ndërsa më të sigurt ndihen me esenë. Dalja e tezës pas nisjes së provimit nuk është më as surprizë dhe as e papritur e Maturës Shtetërore.
Edhe Ministria e Arsimit e mësuar tashmë me rrjedhjen e testeve nga ambientet e provimit, deklaratën e ka gati nga vite më parë.
27 mijë maturantë përgatiten për provimin e Matematikës dhe atë të Lëndës me Zgjedhje. Ndërsa vlerësuesit pritet të mbyllin korrigjimet e testeve të Anglishtes për të nisur më pas vlerësimit i provimeve të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. (A2 Televizion)