Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve shoqërore

Nga A2 CNN
11 Qershor 2025, 22:22 | Sociale

Shqipëria dhe Serbia drejt marrëveshjes për njohjen e sigurimeve

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Serbisë, duke hapur rrugën për njohjen reciproke të kontributeve të qytetarëve që kanë punuar në të dy vendet, shkruan A2.

Vendimi u mor në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe përbën një hap konkret drejt përmirësimit të mbrojtjes sociale të qytetarëve që jetojnë apo kanë jetuar dhe punuar në të dy vendet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos