28 mijë të rinj përmbyllën provimin e dytë të maturës shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. Ky test konsiderohet ndër më të vështirët nga maturantët dhe veçanërisht pyetjet e Letërsisë.
Këtë vit shkrimtari i zgjedhur nga hartuesit e testit ishte nga Letërsia Botërore. Tragjedia “Hamleti” e Shekspirit ishte pjesa mbi të cilën u ngritën pyetjet me shtjellim dhe me alternativa. Pas dy orë e gjysme provim të rinjtë nga treguan për vështirësinë e testit, por edhe për esenë që këtë vit i dedikohej familjes.
Dalja e tezës në rrjetet sociale 30 minuta pas nisjes së provimit tashmë është bërë e zakonshme. Të rinjtë duket se janë mësuar më këtë fenomen të përvitshëm dhe thonë se kjo nuk u ndikon në rezultatet e tyre të porvimeve.
Ministria e Arsimit ka dënuar sërish publikimin e tezës në rrjetet sociale ndërsa thekson se ky akt nuk cenon provimin e maturantëve. Matura shtetërore këtë vit po zhvillohet në 144 shkolla të vendit dhe monitorohet nga 2900 mësues. Pas pak ditësh pritet të shpallen rezultatet e gjuhës së huaj, ndërsa më 18 qershor do të zhvillohet provimi i radhës i matematikës dhe më 24 qershor lënda me zgjedhje. (A2 Televizion)