Investimet për të shtuar sasinë e ujit në banesat e banorëve të Dropullit të Poshtëm, duket se i kanë vënë më shumë në hall këta të fundit.
Edhe pse tashmë furnizohen tre deri në katër orë me ujë, ai nuk është i pijshëm. Dhe të moshuarit e zonës minoritare në këto ditë të nxehta i sheh me bidona në duar duke mbushur ujë për të pirë në çesmat e vjetra të zonës.
Në këtë periudhë, ardhja e emigrantëve që punojnë dhe jetojnë jashtë vendit e bën edhe më të mprehtë këtë problematikë, pasi e gjithë zona detyrohet të mbushë në burimet e vjetra ose të blejë ujin e pijshëm. (A2 Televizion)