Pas protestave të zhvilluara nga fermerët e Maliqit që ankohen për çmimet e ulëta dhe mungesën e tregut të prodhimeve të tyre bujqësore, ministrja e Bujqësisë Anila Denaj zhvilloi një takim me ta.
Gjatë takimit fermerët kanë parashtruar edhe një herë shqetësimet e tyre që kishin të bënin me rritjen e tarifës doganore për produktet bujqësore që futen nga vendet e tjera të rajonit me çmime më të ulëta se prodhimi vendas, subvencionim të drejtë për sipërfaqen e tokës që punojnë dhe mbështetje me naftë për gjithë sipërfaqet që kanë mbjellë dhe natyrisht uljen e kostove të prodhimit bujqësor nëpërmjet investimeve në kanale vaditëse.
Pasi dëgjoi shqetësimet e fermerëve ministrja Denaj u dha edhe modelin që duhet të ndjekin për të qenë më të suksesshëm.
Ndërkohë ministrja i ka kërkuar pushtetit lokal që të aplikojnë me projekte që tu vijnë në ndihmë fermerëve me infrastrukturën vaditëse. (A2 Televizion)