Çmim i ulët në treg! Fermerët e drithërave nuk i gëzohen dot prodhimit të mbarë

Nga A2 CNN
10 Qershor 2024, 15:26 | Sociale

Kanë prodhim të mbarë, por fermerët e Semanit që kultivuan drithëra nuk i gëzohen dot këtij prodhimi. Shkak është çmimi i ulët në treg i grurit, elbit dhe misrit. Tanimë që ka nisur korrja e prodhimeve të reja të këtyre kulturave, fermerët e Semanit të tregojnë se kanë ende drithëra stok nga viti I kaluar.

Ata janë pesimistë për mundin dhe harxhimet që kanë bërë për këto kultura.

Kjo situatë ka bërë që fermerët të deklarojnë se nuk kanë ndër mend më të mbjellin drithëra, madje disa prej tyre tashmë kanë hequr dorë që nga vitit i kaluar.

Sipas fermerëve drithërat që vijnë nga Ukraina dhe Serbia janë shkaku i kësaj situate, edhe pse cilësia e tyre rezulton të jetë më e dobët se prodhimi vendas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos