Pensionistët, shtresa që ndjen më shumë rritjen e çmimeve qoftë edhe me 10 apo 15 lekë të reja për kilogram, ankohen se çmimet e fruta-perimeve edhe në markatën e qytetit të Vlorës janë bërë thuajse të papërballueshme.
“Krejtësisht e papërballueshme. Populli do hajë bukë, do merret 1 kg, merr 300 gram. Edhe shty me atë dietën e kufizuar. Është e pamundur me këto çmime. Unë jam pensionist dhe pensioni im është një shifër shumë e vogël.”
“Po të më pyesësh mua, unë pension kooperative kam marrë vetëm 120 mijë lekë. Ato janë. Do të hash, do të vdesësh, do të rrosh 120 mijë kam unë.”
“Të shtrenjta janë, Pensioniste jam unë. Po ç’të bëjmë, si gjithë populli.”
Edhe vetë tregtarët e markatës shprehen se klientela e tyre janë kryesisht pensionistë dhe familje me të ardhura të ulëta, të cilët kanë reduktuar shumë blerjet dhe këtë e vërtetojnë edhe shitjet që për tregtarët janë minimale.
“Pse kaq dobët? S’ka para, ja. Kanë ikur të gjithë, vetëm pleqtë kanë ngelur këtu në Shqipëri. Po ikin të gjithë, ditë për ditë po ikin me valixhe. Ja pensionistët. Ja ajo gruaja thotë s’kam lek. Ia dhashë pa lekë”, tha një tregtar.
Pavarësisht bonuseve duket se niveli i pensioneve ka bërë që pensionistët nga dita në ditë ta kenë më të vështirë të blejnë qoftë edhe në në tregjet me çmime më të ulëta krahasuar me supermarketet. (A2 Televizion)