Studentët dhurojnë gjak: “Ne kujdesemi për ty edhe pa të njohur”

Nga A2 CNN
15 Prill 2025, 15:00 | Sociale

Organizata Alternativa Studentore e përbërë nga studentë të universitetit Luigj Gurakuqi në Shkodër i janë përgjigjur sërish nevojës së spitalit rajonal të Shkodrës për të dhuruar gjak, shkruan A2 CNN.

Një staf i urgjencës së spitalit improvizuan në një prej sallave të universitetit të Shkodrës, këndin e dhurimit të gjakut, ndërsa kanë treguar edhe nevojën që ka ky spital për sa më shumë dhurues.

Sakaq edhe vetë studentët ndihen më të vlefshëm për shoqërinë me këtë dhurim dhe apelojnë bashkë moshatarët e tyre që të dhurojnë për të shpëtuar sa më shumë jetë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos