Në Shqipëri është duke u zhvilluar për të parën herë konferenca e Rrjetit Parlamentar “Women free from Violence” (Gratë e lira nga dhuna).
Në ceremoninë e çeljes që u mbajt në Pallatin e Brigadave, raportuesja e përgjithshme për dhunën ndaj grave në Asamblenë Parlamentare të KiE, Etilda Gjonaj mbajti një fjalë hyrëse, ku vendosi theksin te sfidat që duhen kaluar në këtë drejtim.
“Ne kemi përgjegjësinë për të garantuar drejtësi sociale për të gjitha gratë e ekspozuara ndaj të gjitha formave të dhunës, përfshirë dhunën në internet dhe atë psikologjike. Me përparimin e teknologjisë, kërcënimet e reja paraqesin rreziqe të konsiderueshme për fuqizimin e grave dhe në disa raste, për fat të keq, edhe për jetën e tyre. Vetë gratë në politikë dhe media nuk janë imune nga dhuna në internet dhe gjuha e urrejtjes!”
Sipas ish-ministres së Drejtësisë, shumë është arritur të bëhet deri më tani, por “ka më shumë çështje, që kërkojnë vëmendje dhe adresim të menjëhershëm nëpërmjet masave ligjore dhe insitucionale në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar”. (A2 Televizion)