Mungesa e shkollave profesionale largon të rinjtë nga Kukësi

Nga Gazmend Janku
10 Shtator 2024, 14:16 | Sociale

Shoqëria civile në qytetin e Kukësit ka ngritur shqetësimin me nisjen e vitit të ri shkollor mbi rënien e ndjeshme të numrit të nxënësve në klasën e parë dhe atë të dhjetë, shkruan A2 CNN.

Përveç emigrimit të rinjtë që mbarojnë arsimin 9-vjecar kanë nisur të largohen edhe drejt Kosovës në qytete të ndryshme veçanërisht në Prizren, ku ndjekin arsimin e mesëm profesional në mungesë të një shkolle të tillë në Kukës.

Kjo situatë, sado e rëndë që mund të duket për momentin do të jetë akoma më e rëndë 4 apo 5vite më pas.

Ndërsa për qytetin e Kukësit janë reklamuar disa projekte që synojnë ndalimin e largimit të të rinjve dhe krijimin e mundësive të formimit dhe punësimit të të rinjve në vend, duket se pasojat e shpopullimit po ecin shumë më shpejt se efektet e projekteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos