“Na lini rehat ne romëve”. “E kemi për turp të marrim nuse të rritur”. Flasin familjarët e 14-vjeçares që u bë nënë

Nga Artin Halili
7 Shtator 2024, 14:25 | Sociale

21-vjeçari i arrestuar në Korçë për marrëdhënie me të mitura i përket komunitetit Rom. Familjarët e tij shprehen se kjo është traditë e komunitetit që i martojnë fëmijët e vegjël dhe se kështu kanë vepruar tradicionalisht, shkruan A2 CNN.

“Ne e kemi për turp të marrim nuse të rritura për fëmijët tanë”, kështu është shprehur Fidarie Kurti, gjyshja e 21-vjeçarit Dritson Kurti, i arrestuar mbrëmë nga policia me akuzën e marrëdhënies seksuale me të mitur.

“Vajza ka një vit në shtëpinë tonë e martuar me dëshirën e saj të prindërve dhe policia e as prokuroria nuk janë interesuar për këtë martesë, ndaj ju lutem, lirojeni nipin sepse jetojmë në kushte shumë të vështira ekonomike”, shtoi ajo.

“Na lini rehat ne romëve”,  është shprehur babai i 14-vjeçares, pasi kjo martesë është bërë me dëshirën e tyre dhe miratimin e familjarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos