Mungojnë ambientet, pensionistët në Vlorë kanë vetëm natyrën

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
15 Gusht 2026, 13:44 | Sociale

Sikur të mos mjaftojnë pensionet e vogla në vlerë financiare për të përballuar shpenzimet bazë të jetës, pensionistët në Vlorë, përveç natyrës nën hijen e pemëve, nuk kanë asnjë mundësi për të kaluar kohën.

Dita e tyre është monotone, ndërsa ambientet që duhej të ishin për ta mungojnë në të gjithë qytetin, shkruan A2.

Teksa i pyet, nuk dinë për çfarë të apelojnë më parë, për pensionet qesharake apo për mungesën totale të vëmendjes nga pushteti lokal.

Në qytetin e Vlorës edhe lulishtet ku mund të qëndrojnë pensionistët janë vetëm dy, Lulishtja e Shkrimtarëve, e sajuar me tavolina nga vetë pensionistët, dhe lulishtja te Kali i Trojës.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos