Banorë të fshatit Çërrilë në Bashkinë e Mallakastrës mbijetojnë në kushte ekstreme në mungesë të shërbimeve elementare për një jetë, siç janë rruga dhe uji i pijshëm.
Të dy këto shërbime bazë mungojnë prej dekadash duke bërë që këta banorë të vuajnë si fizikisht, ashtu edhe ekonomikisht për të patur ujin në banesat e tyre.
Ndërsa kryeplaku i fshatit ishte shumë i sinqertë kur shpjegon se çfarë është i detyruar të bëjë kur e thërrasin në mbledhje me deputetin dhe kur në banesë nuk ka ujë.
Këta banorë kërkojnë që premtimet të zëvendësohen me investime konkrete, në mënyrë që fshati të mos mbetet vetëm një kujtim i dikurshëm. (A2 Televizion)