Banorë të Patos-Marinzës protestë te zyrat e “Bankers”

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
12 Gusht 2026, 16:35 | Sociale

Banorë tëzonës naftëmbajtëse Patos-Marinzë, të cilët kanë dhënë me qira tokat e tyre kompanisë që merret me nxjerrjen e naftës, kanë protestuar pranë zyrave të Bankers, me pretendimin se kompania në fjalë prej janarit të këtij viti nuk u ka paguar vlerat e qirasë së tokave që i ka në shfrytëzim.

Madje, banorët pretendojnë se në mënyrë të njëanshme kompania ka vendosur të përgjysmojë edhe vlerën e qirasë mujore, shkruan A2.

Janë rreth 800 banorë të 7 fshatrave që kanë dhënë tokat e tyre në shfrytëzim te Bankers, të cilët janë të pakënaqur me vonesat dhe përgjysmimin e vlerës së qirasë mujore dhe për këtë kanë deklaruar se nëse kërkesat e tyre do të injorohen, atëherë do të bllokojnë vendburimet e naftës.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos