Diabeti është tjetër sëmundje që pas pandemisë ka prekur një numër akoma më të lartë pacientësh, duke u kthyer në një sëmundje sociale.
Kjo ka qenë edhe arsyeja kryesore që mjekë dhe personel i spitalit rajonal të Durrësit kanë kryer teste falas të popullatës me qëllim sensibilizmin, që mund të avancojë pa u kuptuar nga pacienti.
Përveç numrit në rritje të pacientëve, problematike shikohet edhe fakti që po preken edhe persona në moshë të re.
Sipas shifrave zyrtare të spitalit rajonal të Durrësit, në këtë qytet janë të kartelizuar 10 mijë pacientë që vuajnë nga diabeti, por numri real i persona vetë prekur nga kjo sëmundje, mund të jetë edhe më i madh. (A2 Televizion)