All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Protestojnë banorët në Kukës, firma minerare po u dëmton rrugën dhe urat e fshatit

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2023, 14:50 | Sociale
All - Paragraf - 1

Një grup banorësh të fshatit Gjegjan të Kukësit kanë protestuar për dëmtimin e rrugës mbi 3 km dhe urat në hyrje të fshatit nga kamionët e tonazhit të rëndë të firmës që shfrytëzojnë dhe transportojnë burimet minerare të bakrit që ka zona pa asnjë lloj kriteri.

Sipas banorëve, rruga Gjegjan-Pobreg ka dëmtime të strukturës, çarje të këmbëve të urave dhe plasaritje të asfaltit.

All - Paragraf - 3

Lidhur me këtë situatë problematike banorët kërkojnë nga ana e institucioneve vendore, por edhe ato qendrore ndërmarrjen e të gjitha hapave ligjorë për ndalimin e lëvizjes së kamionëve dhe zhdëmtimin e aksit rrugor nga ana e firmave minerare që shfrytëzojnë mineralin e bakrit.

Nëse shqetësimi i tyre nuk merr zgjidhje do të bllokojnë këtë aks rrugor.

Sipas banorëve, rruga ku kalojnë çdo ditë kamionët është ndërtuar në 1974 dhe maksimumi i tonazhit ka qenë 25 ton, ndërkohë që kamionët që ngarkojnë sot janë të paktën 45 ton. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos