Në mes të sezonit veror, Saranda, "shumë zhurmë për asgjë"

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
1 Gusht 2025, 11:30 | Sociale

Saranda padyshim që është një nga destinacionet kryesore të turizmit veror në vendin tonë dhe sie tillë është edhe një indikator mbi mënyrën se si po shkon sezoni për subjektet që janë të lidhura drejtpërdrejtë më shërbimet në funksion të turizmit.

Për kreun e kreun e shoqatës së operatorëve turistikë të Sarandës, fluksi i turistëve nuk reflekton të ardhurat që duhej të kishin gjeneruar subjektet.

Për sa kohë turistët nuk shpenzojnë atëherë arsyeja mbetet tek çmimet dhe cilësia e shërbimit. Për Çipën, kjo tezë pranohet në një mënyrë më të moderuar.

Natyrisht që në këtë panoramë ka pjesën e vet edhe roli i institucioneve të shtetit.

Në fund kreu i shoqatës të operatorëve turistikë nuk e fsheh që vjeshta e këtij viti do të shënojë falimentin e një pjese të subjekteve në Sarandë duke treguar edhe arsyet.

E ndërsa turistët zgjedhin të mos shpenzojnë ndaj çmimeve të paarsyeshme ata që realisht po e vuajnë janë qytetarët e Sarandës që duhet të përballojnë jetën me çmimet turistike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos