Nuk do të ketë më receta mjekësore te lëshuara në fletë çfarëdo nga mjekët, apo në blloqe recetash që përfshijnë reklama të ndryshme medikamentesh.
Duke filluar nga 1 gushti, receta mjekësore do të jetë e unifikuar në të gjithë sistemin shëndetësor, publik dhe privat. Aplikimi i modelit të ri është njoftuar nga Ministrja e Shëndetësisë.
Receta e re e mjekut apo stomatologut do të përmbaje të dhëna të detajuara për diagnozën e pacientit, emrin gjenerik të barit, dozën si dhe emrin dhe vulën e farmacistit që e ekzekuton.
Me formatin e ri mjekët do të kenë mundësi të lëshojnë recetë mjekësore deri në 6 muaj afat kryesisht për pacientët kronikë që kanë nevojë për trajtim të gjatë.
Miratimi i recetës së re mjekësore vjen pas kërkesave të vazhdueshme të farmacistëve për rritur sigurinë për trajtimin pacientëve. (A2 Televizion)