Në prag të Pashkëve, besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Madhe

Nga Ornela Joti
10 Prill 2026, 15:34 | Sociale

Në prag të Pashkëve, besimtarët ortodoksë

Këmbanat e zisë kanë shoqëruar të Premten e Madhe, para Pashkëve, një nga ditët më të rëndësishme dhe më solemne për kalendarin ortodoks. Besimtarë të shumtë i janë drejtuar kishave dhe katedraleve për t’u përulur para Epitafit, i cili simbolizon varrin e Jezu Krishtit pas zbritjes së tij nga kryqi, shkruan A2CNN.

Sipas ritualit kishtar, e Premtja e Madhe kulmon me procesionin e Epitafit. Besimtarë të shumtë ecin në heshtje, por edhe me shpresën se vdekja nuk është fundi.

Ndërsa mesnatën e së shtunës jepet lajmi i madh: Krishti u ngjall! Jeta triumfon mbi vdekjen për mbarë besimtarët ortodoksë. Ndërsa thyerja e vezëve të Pashkës e bën edhe më të fortë simbolikën e jetës së re.

Në të gjitha kishat dhe katedralet do të ketë mesha dhe shërbesa fetare për ditët më të rëndësishme të kalendarit ortodoks. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos