Në prag të sezonit veror, mbi 600 vullnetarë pastrojnë bregdetin Nartë-Zvërnec

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
24 Prill 2026, 14:53 | Sociale

Në prag të çeljes zyrtare të sezonit veror përgjatë gjithë bregdetit shqiptar, Prefektura e Vlorës ka organizuar një operacion të gjerë të pastrimit të vijës bregdetare me vullnetarë nga institucionet lokale dhe shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit.

Patrimi u përqendrua përgjatë bregdetit Nartë-Zvërnec, ndërsa akisone të tilla pastrimi me vullnetarë janë organizuar përgjatë gjithë bregdetit të jugut deri në Sarandë, shkruan A2.

Përveç pastrimit të zonës, aksione të tilla synojnë të ndërgjegjësojnë edhe vetë qytetarët dhe përdoruesit e bregdetit.

Thasët me mbeturina tregojnë ndotjen mjaft të madhe që ka patur jo vetëm bregdeti nga Narta në Zvërnec, por edhe zona e Pyllit të Sodës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos