Armela Ziu tregoi momentin e vështirë të ndarjes nga vajza e saj e vogël, para se të nisej për në Gjermani.
“Për fat të mirë, fluturimin e kam patur herët në mëngjes dhe vajza ka qenë në gjumë. Kur u largova nga shtëpia, thjesht e kam puthur vajzën në shtratin e saj dhe u largova. Nuk bëra shkëputje me vajzën që ajo të më shikonte sepse aty do të qaja”, tregoi gruaja në një lidhje me studion e “Dita Jonë” nga Bora Shahini dhe Rei Bezhani.
“Familja ime dhe bashkëshorti më kanë mbështetur. Unë i thashë që nëse do të ikja në Gjermani, ai duhet të linte punën dhe të kujdesej për vajzën. Ndërsa unë do të mundohesha të krijoja një rrugë më të mirë për ta në Gjermani”, shtoi Ziu.
Sipas saj, disa komente ishin negative.
“Kam marrë edhe komente që “një nënë nuk e braktis kurrë fëmijën e vet”. Por, unë u them të gjitha nënave që mund ta bëjnë këtë gjë në të ardhmen, që nuk është absolutisht braktisje e fëmijës, por sakrificë për fëmijën, për një të ardhme më të mirë”, tha Armela Ziu. (A2 Televizion)