Këto shëtitje, ndonëse të vetmuara, dhe këto lojëra me bashkëmoshatarët mund të jenë ndoshta gjërat më të bukura për një pensionist në Durrës. Mund të jenë ndoshta një ose dy orë, ku ata shkëputen sado pak nga hallet e jetës së tyre thuajse të pamundur.
Mjaftojnë pak minuta me secilin prej tyre për të treguar se ndodhen në kushte mjaft të vështira, si ato emocionale, ashtu edhe ekonomike dhe shëndetësore. Me fëmijë dhe të vetmuar, me dhjetëra vite punë të papaguara, me sëmundje dhe në pamundësi për të blerë ilaçe.
Kjo fazë e jetës është kthyer në një tjetër sfidë për këta të moshuar, ndoshta një sfidë edhe më e rëndë se vitet e punës, kur krijuan dhe ndërtuan familjet e tyre. (A2 Televizion)