Mjaftuan dy ditë të ftohta mes fundvitit 2025 dhe fillimvitit 2026 që mijëra bimë bujqësore të mbjella në sera të thahen nga i ftohti.
Këto janë pamjet që vijnë nga fermerët e Myzeqesë, të cilët kanë humbur të mbjellat e kulturës domate apo kastraveca. Në pamundësi për të pajisur serat e tyre me ngrohje, fermerët i janë dorëzuar kushteve të papritura atmosferike, shkruan A2.
Sipas ekspertëve, kjo është një situatë e përvitshme, pasi fermerët nuk kanë mundësi financiare për të investuar në ngrohje.
Sipas ekspertes, skemat kombëtare në bujqësi duhet të shtrihen edhe në këtë drejtim, për të siguruar prodhim gjithëvjetor, si në vendet e Rajonit dhe Europës.
Bujqësia vijon të cilësohet si "shtëpi pa çati" ku veç vështirësive të tregut në shitje, kushtet atmosferike e bëjnë këtë sektor mer risk të lartë dështimi. (A2 Televizion)