Situata nga gripi në vend, ISHP: Mbi 13 mijë raste në javë, ende larg epidemisë

Nga Ornela Joti
6 Janar 2026, 17:26 | Sociale

Jemi në sezonin e gripit dhe ende larg pragut të epidemisë. Instituti i Shëndetit Publik, gjatë prezantimit të buletinit javor, deklaron se aktualisht jemi në një aktivitet mesatar të qarkullimit të tij.

13 mijë raste raportohen të prekur vetem javën e parë të janarit, por sipas specialistëve shifrat janë shumë më të larta pasi jo të gjithë i drejtohen qendrave shëndetësore.

Artan Simaku, specialist i ISHP, deklaron se në këtë periudhe gripi po mbizotëron në moshat më delikate, tek fëmijët dhe tek të moshuarit.

Specialistët u bëjnë thirrje veçanërisht prindërve të mbajnë kontakt me mjekun e familjes dhe mos të përdorin medikamente pa rekomandimin e tyre. 

Në javët në vijim, Instituti i Shëndetit Publik pret shtim të intesitetit të gripit dhe rritje të shtrimeve spitalore. Referuar viteve të kaluara, piku i epidemisë së gripit arrihet në fund të janarit, fillim të shkurtit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos