Një indian me mision në Vlorë, Padre Sunil Kumar Horo prej 4 vitesh shërben në Kishën Katolike

Nga Edi Ruçi
5 Janar 2025, 13:45 | Sociale

Padre Sunil Kumar Horo është një indian që prej 4 vitesh punon në Vlorë.  Ai është nga qyteti Orisha, afër Kalkutës, për të shërbyer si misionar i kishës katolike në qytetin bregdetar. Pak ditë më parë është emëruar edhe si famullitar në kishën katolike. Tashmë zotëron shumë mirë edhe gjuhën shqipe.

Qyteti i Vlorës i pëlqen, madje ka zënë miq e shokë, shqiptarë por edhe patriot të tij  nga India.  Ai tregon se janë rreth 40 qytetarë indian që kanë ardhur të punojnë në Vlorë, me të cilët ruan marrëdhënie të mira.

Sunil Kumar Horo shpreson të qëndrojë gjatë në Vlorë në misionin e shenjtë që ka. Krahas shërbimit në kishë ai tre herë në javë është i angazhuar edhe në mensën për të varfrit që financohet dhe organizohet nga kisha katolike e Vlorës, ku shpërndahet një vaktë i ngrohtë për 50 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos