“Onkologjiku maja e ajsbergut”, PD: QSUT ndryshon skadencën e barnave, Koçiu mohon akuzat

Nga A2 CNN
17 Korrik 2024, 17:23 | Sociale

“Onkologjiku maja e ajsbergut”, PD: QSUT ndryshon skadencën e

Skandali në shërbimin onkologjik dhe mungesa e medikamenteve ka rikthyer debatet në komisionin e shëndetësisë.

Deputetët e opozitës kanë kërkuar nga Ministrja e Shëndetësisë sqarime në lidhje me mungesën e ilaçeve, të cilat janë konstatuar edhe ne raportin e detajuar i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Deputetja demokrate, Albana Vokshi, deklaroi se skandali më medikamentet është më i madh, duke akuzuar krerët e QSUT për përdorimin e ilaçeve të skaduara duke ju  fshirë datat e skandencës.

Drejtues të shërbimit onkologjik kanë dhënë sqarime edhe për me çështjen e rrezatimit nga aparaturat në këtë spital, ndërsa kanë pranuar mungesën e medikamenteve për trajtimin e të gjithë pacienteve më sëmundje të rënda.

Deputetët e PD thanë se qeveria ka ulur financimet për barnat për sëmundjet e rënda gjë që u mohua nga ministrja Koçiu, e cila deklaroi rritje të buxhetit për medikamente në 2023. Ndërsa ministrja e Shëndetësisë kërkoi që të mos bëhet politikë më këtë çështje. Sipas Albana Koçiut, ligji për urdhrin e mjekut dhe riorganizimi në Onkologjik do të përmirësojë shërbimin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos