Zona e Boçovës në njësinë administrative të Levanit në qarkun e Fierit, është një ndër zonat e njohura për mbarështimin e blegtorisë dhe prodhimin e qumështit. Mirëpo, nga viti në vit kjo traditë jo vetëm që është venitur, por aktualisht po rrezikon të mos ekzistojë më.
Arsyet na i tregojnë ato pak blegtorë që sa nga pasioni aq edhe nga shpresa vijojnë ende të mbajnë bagëti për të prodhuar dhe shitur qumështin.
Një nga blegtorët më të mëdhenj të zonës tregon se sa litra qumësht merrte dikur dhe sa tani, që është në prag falimenti.
Në fund blegtori nga Boçova ka edhe një mesazh të shkurtër për politikanët që drejtojnë vendin dhe veçanërisht ato që merren me çështjet e bujqësisë dhe blegtorisë.
“Nëse doni ta shuani lëreni kështu siç është, nëse doni ta ngrini rimbursojeni”, tha ai. (A2 Televizion)