
Tregtarët e tregut industrial në Vlorë, edhe mëngjesin e kësaj të marte kanë dalë në një tjetër protestë.
Kjo ishte e dyta brenda 24 orësh në Bashkinë e Vlorës, shkruan A2CNN.
Tregtarët po protestojnë për tregun e qytetit, i cili do të zhvendoset pasi aty do të realizohet një projekt për rijetëzimin e tij.
Ditën e djeshme, tregtarët kanë zhvilluar për rreth 1 orë një takim me kryetaren e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini.
Pas takimit ata shprehen se nuk ka ende asnjë dakortësi. Bashkia e Vlorës nuk ka prona, sipas tyre, dhe për këtë arsye nuk kanë se ku të vendosen.
(A2 Televizion)