Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
27 Janar 2026, 11:36 | Sociale

Vendimi për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës pranë zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrave në Tiranë, është pritur me reagime jo vetëm nga punonjësit e Kadastrës së Vlorës, por edhe nga vetë qytëtarët vlonjatë, të cilët enden prej vitesh të tëra në dyert dhe zyrat e asaj kadastre pa gjetur ende zgjidhje.

Largimin e zyrave drejt Tiranës disa e shohin si të gabuar, disa të tjerë shprehen se njësoj është, për sa kohë asnjëherë nuk kanë mbaruar punë në Kadastrën e Vlorës.

Sakaq, punonjësit e Kadastrës së Vlorës pas peticionit për anulimin e vendimit të zhvendosjes drejt Tiranës, kanë pezulluar punën në shenjë proteste, ndërsa burimet bëjnë me dije se ndaj tyre po ushtrohet presion që të përgatisin dosjet dhe dokumentacionet e zhvendosjes.

Vetë punonjësit kanë kërkuar mbështetjen e përfaqësuesve të tyre deputetë për situatën e krijuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos