Vetëm një në 35 mijë të punësuar në vend derdh diçka nga rroga e vetë në skemat private të pensioneve. Të dhënat tregojnë se nga mbi 1.3 milionë të punësuar, numri i kontribuuesve vullnetarë në fund të shtatorit ishte 38 mijë e 1... thënë ndryshe 2.9 për qind e totalit.
“Do të duhej në fakt që ne të kishim 20-30% të të punësuarve kontribuues. Jemi në nivele shumë të ulëta. Duhet menduar si diçka e nevojshme, veçanërisht për ata që duan të jetojnë me dinjitet.”, thotë Elvis Ponari, Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve.
Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se nga dhjetori i shkuar e deri në shtator të këtij viti, numri i kontribuuesve u rrit me vetëm 1 mijë e 483 individë të rinj. Thënë ndryshe, skemës iu shtuan çdo muaj, rreth 210 vetë.
“Qasja, ose.. njerëzit nuk po futen në fondet e pensionit. Nuk po anëtarësohen megjithëse të gjitha procedurat janë falas. Madje mund të anëtarësohesh e të mos depozitosh para. Të gjitha pagesat bëhen me bankë.”, thotë Elvis Ponari, Shoqata e Siguruesve të Jetës, Pensioneve
Në fund të shtatorit, vlera e parave të investuara nga qytetarët nëse mat vullnetare të pensioneve private përllogaritet në 6.5 miliardë lekë. Në raport me fund-vitin e shkuar, asetet janë zgjeruar me 800 milionë lekë apo 14 për qind.
Në një kohë që qytetarët vijojnë të jenë skeptikë, përfaqësues të tregut të sigurimeve thonë se numri i kontribuuesve dhe vlera e aseteve do të rriteshin vetëm miratimin e skemës me detyrim, privat-shtet. (A2 Televizion)