Rritja e çmimit të biletës së transportit publik nga Korça drejt Tiranës, për shkak të bllokimit të aksit Librazhd-Pogradec, ka lënë të pakënaqur jo vetëm qytetarët të cilët duhet të paguajnë shumë më tepër por edhe vetë drejtuesit e autobusëve, të cilët shprehen se pavarësisht rritjes së çmimit, humbjet e tyre janë të mëdha për shkak të mungesës së pasagjerëve dhe rrugës së vështirë.
Dalëngadalë, rritje të çmimeve po vërehen edhe në tregun ushqimor dhe atë të fruta-perimeve në Korçë.
Sipas tregtarëve, deri më tani çmimet e fruta-perimeve kanë pësuar një rritje deri në 20 për qind krahasuar me periudhën para bllokimit të rrugës. (A2 Televizion)