“Po shtohen rastet”, gripi më agresiv këtë vit

Nga Ornela Joti
20 Dhjetor 2023, 14:51 | Sociale

Gripi i këtij dimri pritet të jetë më agresivi i katër viteve të fundit. Referuar situatës në vendet e tjera, por edhe mungesës së tij gjatë kohës së pandemisë, ekspertët thonë se gripi i tipit A në qarkullim ka forma më të ashpra se më parë, ndërsa po dominon ndaj Covid-19 dhe virozëve të tjera.

Skënder Brataj, kreu i Urgjencës Kombëtare, thotë se jemi vetëm në fillimin e sezonit të gripit.

Rastet kanë nisur të rriten dhe më të shtuara janë te fëmijët. Fillimisht, simptomat e gripit ngatërrohen më ato të Covid-19. Por, doktor Brataj rekomandon qëndrimin në shtepi për çdo të infektuar, edhe pse 80% e rasteve e kalojnë lehtë.

Në këtë sezon virozësh, mjekët rekomandojnë konsumimin e lëngjeve, ushqimeve të ngrohta e të shëndetshme dhe mjekimin simptomatik, pa antibiotik të gripit, koronavirusit dhe virozave të tjera.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos