Turizmi fetar, një qendër shëndetësore dedikuar besimtarëve në kishën e Shna Ndout

Nga Ornela Joti
6 Maj 2026, 14:24 | Sociale

Për shkak të numrit të lartë të besimtarëve gjatë 13 të martave  të pelegrinazhit ,  në Kishën e Shna Ndout është hapur shërbimi shëndetësor 24 orësh.

Qendra e hapur enkas për turizmin fetar në këtë vend të shenjtë ka nisur të funksionojë më herët se qendrat e tjera verore, shkruan A2 CNN. Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala deklaroi se ndihma e shpejtë do të pranë  besimtarëve për çdo urgjencë apo nevojë shëndetësore.

Një vit më parë qendra e shëndetësore e Shna Ndout kishte numrin më të lartë të vizitave krahasuar edhe ato të zonave bregdetare në Durrës apo  Velipojë. Ndërkohë 35 qendrat e tjera verore do të hapen zyrtarisht më 1 qershor me çeljen e sezonit turistik, ku pritet të punësohen 300 mjekë dhe infermierë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos